Deponohen 200 euro të falsifikuara në Klinë dhe Gjakovë

10:32 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Është arrestuar një person në Klinë pasi që i njëjti në një bankë ka tentuar të deponojë një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar, shkruan arbresh.info.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është  liruar në procedurë të rregullt.

Rasti tjetër ka ndodhur në Gjakovë ku punëtori i një banke ka raportuar se një i dyshuar panjohur ka deponuar në bankomat një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar.

Monedha e dyshuar është konfiskuar./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme