Shkencëtarët në SHBA kanë arritur me sukses të largojnë HIV-in nga një mi që i ishin transplantuar qeliza imune njerëzore, në studimin e parë që ka arritur me sukses këtë në një kafshë të infektuar.
Studimi më i ri nga Universiteti Temple dhe ai i Pittsburgh-ut i bazuar në studimin e mëparshëm nga i njëjti ekip, ku HIV ishte eliminuar nga qelizat e vendosura në enët e laboratorit duke përdorur një mjet të ndryshimit gjenetik, transmeton portali arbresh.info.
“Studimi ynë i ri është më gjithëpërfshirës”, ka thënë profesori Wenhui Hu nga Universiteti Temple.
“Ne konfirmuam të dhënat nga puna jonë e mëparshme dhe kemi përmirësuar efikasitetin e strategjisë së redaktimit të gjeneve. Ne gjithashtu tregojmë se strategjia është efektive në dy modelet shtesë të miut, një që përfaqëson infeksion akut në qelizat e miut dhe tjetri që përfaqëson infeksion kronik ose latent në qelizat e njeriut”.
CRISPR, i përshkruar si një “gërshërë molekulare”, eliminoi virusin duke përdorur acidin Ribonucleic (RNA) që kërkon për virusin HIV. Pasi u identifikuan, një enzimë e veçantë hoqi virusin nga qelizat.
Tri ‘modele kafshësh’ u testuan në këtë hulumtim, përfshirë një test të suksesshëm në një model që përmbante minj të transplantuar me qeliza njerëzore imune, ku HIV shpesh i ikë zbulimit.
Rezultatet e studimit u botuan në revistën Molecular Therapy./Arbresh.info
Sot seancë plenare, Kuvendi i Shqipërisë shqyrton projektbux...
Kryeministri rumun i reagon Kurtit për ndeshjen Rumani–Kosov...
Reagon legjenda e Hungarisë pas skenave rrëqethëse ku mbeti ...
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...