Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm e ka nisur duke uruar ndjekësit e tij në Facebook me një video mikëpritëse për pjesëmarrësit ne Bienalen e Mesdheut, që mbahet tek ne.
Po sot Rama pritet të mbajë një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, në të cilin pritet të nisin negociatat dhe zgjidhjen e krizës.
Komentuesit nuk kanë vonuar t’i urojnë suksese, duke i kujtuar situatën jo të paqtë politike. Të tjerë e këshillojne te kete kujdes e te mos i jape 6 ministra.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë video mikpritëse dedikuar Bienales të Mesdheut – Edicioni XVIII që për herë të parë do të ketë #Shtëpi të saj Shqipërinë.
230 artistë të rinj nga 23 vende të Europës dhe Mesdheut u nisën këtë mëngjes nga Bari drejt vendit tonë për të kthyer hapësirat e Tiranës dhe Durrësit në një Qendër Ndërkombëtare të Artit me 6 ditë ekspozita, koncerte, filma, performanca etj.
Kjo ngjarje e madhe europiane e artit që e vendos Shqipërinë në axhendën kulturore të Europës për këtë javë, do të kulmojë më 9 Maj, në Ditën e Europës, me eventin përmbyllës në Amfiteatrin e Durrësit.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...