Parashikimi i motit për sot, nesër e pasnesër

08:25 | 3 Maj 2017
M. A.

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë ditës së sotme, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Sipas këtij Instituti, të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme