Vazhdojnë problemet në Maqedoni, rikthehen protestat kundër koalicionit të ri qeverisës

08:22 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Mijëra protestues nacionalist kanë protestuar në Shkup më 2 maj, kundër shumicës së re parlamentare, që mëton të formojë qeverinë, ku janë të përfshira edhe partitë shqiptare, pesë ditë pasi hyjnë në Parlament dhe sulmuan deputetët.

Protestuesit kundërshtojnë marrëveshjen për qeverinë e re në mes të Social Demokratëve dhe partive shqiptare. Ata thonë se ky koalicion kërcënon unitetin e kombit.

Protestat e 2 majit, vijnë pasi ligjvënësit nga partia e ish-kryeministrit, Nikola Gruevski, VMRO-DPMNE, bllokuan përpjekjet e kryeparlamentarit të zgjedhur, Talat Xhaferi që fizikisht të hyjë në zyren e tij të re.

Ligjvënësit e VMRO-së qëndruan në zyre për të parandaluar Talat Xhaferin që të hyjë në ambientet e zyrës së kryeparlamentarit, duke e kundërshtuar zgjedhjen e tij në këtë post, pasi sipas tyre, votimi për këtë gjë, nuk është bërë në bazë të procedurave parlamentare.

Në ditën kur Xhaferi u zgjodh kryetar Kuvendi, protestuesit hyjnë në Kuvend dhe sulmuan liderin e Social Demokratëve Zoran Zaev, dhe disa depitetë shqiptar.

“Jemi injofruar për 60 ditë. Ne do të vazhdojmë të vijmë këtu”, ka thënë për AFP Bogdan Ilievski, njëri prej organizatorëve të protesës.

Para parlamentit, në kohën kur po zhvillohej protesta, kishte një numër të madh të policëve.

Protestat ishin paqësore, ndonëse mediat lokale kanë raportuar se është gjetur një pajisje ndezëse.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme