Kryeparlamentari Xhaferi: Flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në Kuvend (VIDEO)

08:01 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi në emisionin Click Plus në televizionin 21, ka theksuar se flamuri kombëtar do të jetë në zyrën time në suaza të ligjit, njofton TetovaSot.

Në pyetjen nga një shikues, se si kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, a do të ketë flamurin kombëtar në Kuvend.

“Në zyrën time siç e lejon normal ligjore do të jetë i pranishëm flamuri kombëtar. Në vendin official është i përcaktume me kushtetutë, që dy flamuj, për faktin se flamuri kombëtar rezulton edhe me flamurin shtetëror të Shqipërisë, dhe nuk mundën në të njëjtën kohë të jenë në një institucion shtetëror, pasi këto janë norma ndërkombëtare. Formën që e lejon norma ligjore në tavolinën time do të jetë edhe flamuri kombëtar”, theksoi Xhaferi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme