Google ADS

3 shenjat me gjaknxehta dhe kokëkrisura të horoskopit

06:57 | 3 Maj 2017
Arbresh.info

Çdo individ është unik dhe secili person i menaxhon tatëpjetat e jetës në mënyrën e vet.

Disa njerëz kalojnë kohë të këqija dhe e kanë shumë të vështirë të jenë të qetë, dhe irritimi më i vogël mund t’i bëjë ata të rebelohen.Këto janë 3 shenjat e zodiakut të njohura për faktin e të qenit gjaknxehtë dhe impulsivë:

1- Dashi është një shenjë që shpesh vepron pa menduar dhe njerëzit me këtë shenjë janë të padurueshëm, veprojnë pa pritur edhe nëse bëhet fjalë për rreziqe të mëdha.

Këshilla për të jetuar me një person të kësaj shenje: Për t’i shpëtuar çdo presioni, njerëzit me këtë shenjë duhet të ecin ose të merren me sport. Nëse dilni ose punoni me një “Dash”, propozojini atyre disa aktivitete sportive që do tu lejojnë atyre të heqin mendjen dhe t’i kthejnë gjërat në normalitet.

2- Akrepi: Plutoni dhe Marsi janë planetet e Akrepit. Marsi i bën personat me këtë shenjë shumë impulsivë. Akrepi ka një art të bllokimit të çdo kundërshtari dhe mbyll çdo thashethem me kritikat e tij. Kjo është efiçente por mund të lëndojë njerëzit e tjerë. Akrepat kanë tendencën për tu shqetësuar, për të bërë shumë pyetje dhe të nxitojnë drejt gjërave pa i menduar më parë. Është një shenjë që se ka frikë rrezikun. Janë në gjendje të vendosin veten në rrezik në mënyrë që të shpëtojnë një situatë apo person që e vlerësojnë.

Këshillat për të jetuar me një Akrep: Të praktikojnë artet marciale i bën ata të sfidojnë energjinë e tyre.

3-Ujori: Kjo është një shenjë shumë e nxituar që dëgjon vetëm veten dhe shpërfill gjithmonë idetë e të tjerëve për punë, pushime e udhëtime. Njerëzit me këtë shenjë nuk qëndrojnë në të njëjtin vend, janë shumë të lëvizshëm. Gjithmonë bëjnë qejf apo tallen me gjërat që mendojnë të tjerët. Si përfundim, Ujorët nuk bëjnë asgjë tjetër përveç asaj që kanë të ngulitur në mendjen e tyre dhe shpesh veprojnë me impulsivitet të papritur.

Këshilla për të jetuar me një Ujor: Këta persona duhet të meditojnë dhe të udhëtojnë që të sfidojnë energjitë e tyre. Jepuni atyre shumë hapësirë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme