16 arsye pse duhet të hani sa më shumë molla

02:27 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një nga shprehjet më të njohura është që një mollë në ditë dhe mjeku do qëndrojë larg jush.

Molla është një nga frutat më të konsumuar në botë dhe e ka origjinën nga Azia Qëndrore, shkruan arbresh.info.

Molla përmban sasi të madhe të Vitaminës A, Vitaminës B1, Vitaminës B2, Vitaminës B6 dhe acid folik.

E ëmbël, por edhe e thartë, mollët konsiderohen si fruti që ndihmon për zhvillimin e sistemit imunitar. Gjithashtu, mollët përmbajnë sasi të vogël të mineraleve si kaliumi, fosfori, kalciumi dhe kaliumi, shkruan arbresh.info.
Kaliumi është kompetent i rëndësishëm i qelizave dhe lëngjeve trupore të trupit dhe ndihmon për të kontrolluar normën e zemrës dhe presionin e gjakut.

Por, për më shumë, kuptoni përmes kësaj liste 16 arsyet pse duhet të hani një mollë në ditë:

  1. Zvogëlon kolesterolin
  2. Parandalon sëmundjen e Alzheimerit
  3. Parandalon sëmundjen e diabetit
  4. Parandalon kancerin e zorrëve
  5. Rrit sistemin imunitar
  6. Parandalon sëmundjet e syve
  7. I jep shkëlqim lëkurës suaj
  8. Mbron dhëmbët tuaj
  9. Zbardh dhe i mban dhëmbët e shëndetshëm
  10. Parandalon sëmundjet e frymarrjes
  11. Parandalon sëmundjen e Parkinsonit
  12. Mban nën kontroll tensionin e lartë të gjakut
  13. Ju ndihmon të humbni kilogramët e tëpërt
  14. Mbron eshtrat
  15. Është frut i mirë për trurin tuaj
  16. Trajton aneminë

Një mollë në ditë dhe shëndetin e keni në dorën tuaj dhe jo në dorën e mjekut! /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme