Aktivitetet e Shteteve të Bashkuara në afërsi të Gadishullit Korean-domethënë fluturimet e përbashkëta bombarduese strategjike amerikane me forcat e Koresë së Jugut dhe ato japoneze-mund të çojnë që dy Koretë të përfundojnë në një luftë bërthamore, tha agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut, KCNA.
Sipas Phenianit, forcat amerikane po kryejnë “një bombë bërthamore, duke realizuar stërvitje kundër objekteve të mëdha” në territorin e saj.
“Provokimi i pamatur ushtarak po e shtyn situatën në Gadishullin Korean më afër pragut të luftës bërthamore”, shkroi KCNA, siç citohet nga Reuters.
Seuli mbrojti stërvitjet, duke thënë se ato zhvillohen për të parandaluar provokimet nga Veriu, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugut Moon Sang-gyun.
Fluturimi i dy sulmuesve supersonik B-1B ndodhi të hënën, në të njëjtën ditë kur Trump tha se do të ishte gati të takohej me Kim Jong-un.
“Nëse do të ishte e përshtatshme për mua që të takohem me të, do të isha absolutisht i nderuar të bëja atë”, tha Trump për Bloomberg News.
Tensionet janë përshkallëzuar gjatë javëve të fundit, ndërsa Trump tha të enjten e shkuar se ishte i mundur “një konflikt i madh, i madh” me Korenë e Veriut dhe paralajmëroi Kinën se situata në gadishull mund të dilte jashtë kontrollit.
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...