Lindi me 3 këmbë, mjekët e shpëtojnë pas 8 orësh operacion

01:06 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Një foshnjë nga Bangladeshi,po rikthehet në shtëpi pas një operacioni të suksesshëm në Australi. Vogëlushja Choity Khatun, 3-vjeçe, kishte lindur me tre këmbë.

Mjekët australianë harxhuan muaj të tërë duke punuar mbi mënyrat se si t’ia hiqnin pjesën e tepërt dhe të rikonstruktonin zonën e legenit.

Ishte një shoqatë bamirësie ajo që bëri të mundur t’i japë një jetë normale vajzës nga Bangladeshi. Mjeku Chris Kimber nga spitali Monash Children’s në Viktoria tha se operacioni ishte shumë i gjatë dhe mjekët duhej të shpenzonin shumë kohë duke analizuar çfarë gjendet aty dhe më pas të planifikonin ç’do të bënin.

Mjekët në Bangladesh më herët kishin hequr disa pjesë të këmbës së tretë por ende i kishte mbetur një pjesë e madhe në mes të dy këmbëve, tha Kimber. “Duke qenë se ajo ishte një pjesë e binjakes së saj, foshnja kishte dy rektume, dy vagina dhe me gjasa edhe dy anuse”, tha ai. Mjekët ia dolën t’ia hiqnin komplet këmbën e tretë dhe ta rikonstruktonin pjesën e legenit. Madje, foshnja sipas mjekut tashmë ecën dhe ka shtuar peshë.

6444 64444 644007__rylb0uqu1w

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme