Çdo komb ka paragjykime, prej të cilave disa prej tyre filluan mijëra vjet më parë. Një besim popullor që ekziston në shumë kultura është edhe ‘syri i keq’.
Thuhet se mund të shkaktojë dhimbje, lëndime dhe fat të keq. Prandaj fillimisht turqit janë ata të cilët e kanë përdorë simolin e syrit të kaltër ose siç quhet “Nazari”.
Por, a keni menduar cila është historia e tij? Një sy i kaltër është regjistruar fillimisht në Mesopotami rreth 5 mijë vjet më parë në material prej argjile. Thuhet se ky sy mund të ketë origjinën që nga fillimi i epokës së Paleolitit.
Ky simbol gjendet në kulturat hebraike, si dhe shoqëritë budiste dhe hinduse. Përmes këtij simboli besonin se do të mbroheshin nga fati i keq që mund të vinte si reflektim i ziliqarëve. T
huhet se syri i keq është një mallkim që besohet të jetë hedhur nga një shkëlqim verbues, i cili zakonisht drejtohet ndaj një personi që nuk është i vetëdijshëm. Shumë kultura besojnë se marrja e syrit të keq do të shkaktojë një fatkeqësi.
Megjithatë, ky simbol është thjesht një traditë turke. Është gjithashtu suveniri më i shitur. Nga unaza të vogla, aksesorë çelësash deri te qeramikat për t’u varur në shtëpi. Kështu ato shiten gjithandej kudo që ekziston turizmi. Mirëpo, religjioni islam e ndalon një besim të tillë duke e futur në radhët e besëtytnive të tjera.
Turqit mbajë me vete ose e shfaqin në shtëpinë e tyre këtë simbol. Mirëpo, shpesh kur pyeten nëse ata besojnë se do të shmangin fatin e keq përmes këtij guri, ata thjesht mbledhin shpatullat e tyre. Këto simbole që kanë arritur të jenë më të shiturat në tregjet botërore, prodhohen edhe në Kinë. Kështu disa mund të thonë nëse dua të shmang fatin e keq e dua një gur origjinal e jo kopje të bëra në Kinë.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...