Rama e Basha takohen në Presidencë të mërkurën ora 10:00

00:25 | 3 Maj 2017
Trina Galanxhi

Do të mbahet të mërkurën në orën 10:00 takimi mes kryeministrit Rama dhe kryetarit te PD-se me ftesë të presidentit Nishani. 

“Me ftese te Presidentit te Republikes neser diten e merkure ne oren 10:00 do te zhvillohet ne Institucionin e Presidentit te Republikes takimi midis Kryeministrit te vendit Z. Edi Rama dhe Liderit te opozites Z. Lulzim Basha” informoi presidenca përmes një njoftimi të shpërndarë për median mesnatën e 2 majit 2017.

Sot në mbrëmje pasi doli nga mbledhja e grupit PD Basha tha se nuk kishte diskutuar me presidentin për modalitetet e takimit por nënvizoi se nuk hiqte dorë nga kushti i qeverisë teknike pa Edi Ramen kryeministër.

Nga ana tjeter pasdite burime nga mazhoranca bënin me dije se kryeministri Edi Rama ishti i gatshëm të takohej që sonte (2 Maj) me liderin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas këtyre burimeve, kryeministri nuk pranote zvarritjen e negociatave, ndërkohë që nesër nis fushata për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Pasditen e sotme Presidenti i Republikës Bujar Nishani i drejtoi një ftesë publike liderit të opozitës Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama që të ulen në tryezën e dialogut për t’i dhënë fund krizës politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme