Një kërkesë nga Cristiano Ronaldo

23:36 | 2 Maj 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ka kërkuar nga tifozët e ‘Los Blancos’ për të mos fishkëllyer atë nëse dëshirojnë për të vazhduar performacën e tillë.

Superylli i Real Madridi ishte i jashtëzakonshëm duke shënuar hat-trick në takimin e parë të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Atletico Madridit, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Deklarata befasuese e Simeones pas ndeshjes

“Ne kemi një avantazh të mirë, por nuk është mbyllur ende asgjë. Atletico është shumë e fortë, ata nuk janë në gjysmëfinale nga fati dhe ne duhet të përqendrohemi të mërkurën”, tha Ronaldo pas ndeshjes.

“Dua vetëm që tifozët të mos fishkëllejnë ndaj meje. Përndryshe, unë gjithmonë do të përpiqem për të dhënë gjithçka për ata”./arbresh.info

Të ngjashme