Google ADS

Rekordet e Cristiano Ronaldos në Ligë të Kampionëve

23:05 | 2 Maj 2017
Arbresh Info

Cristiano Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm në ndeshjen e fundit me gjigantin spanjoll.

Superylli i siguroi fitoren Real Madridit me rezultat të thellë 3 me 0 në ndeshjen e parë të gjysmëfinales në UEFA Ligë të Kampionëve ndaj Atletico Madridit, shkruan portali arbresh.info.

Lexo më shumë: Notat e lojtarëve: Real Madrid 3:0 Atletico Madrid (FOTO)

Ronaldo shënoi hat trick (10′)(73′)(86′) gjatë ndeshjes në ‘Santiago Bernabeu’ duke regjistruar emrin në librin e rekordeve të këtij kompeticioni evropian./arbresh.info

Rekordet e 32-vjeçarit në Ligë të Kampionëve:

  • Është golashënuesi më i mirë në Ligë të Kampionëve: 103
  • Ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet si nikoqir: 54
  • Ka shënuar më së shumti gola në ndeshjet si mysafirë: 47
  • Ka më së shumti gola në fazat eliminuese: 52
  • Është asistuesi më i mirë: 31

Të ngjashme