Google ADS

Maduro kërkon kushtetutë të re, opozita refuzon

22:22 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti Venezuelës, Nicolas Maduro sot kërkoi hartimin e një kushtetute të re, e cila ide është kundërshtuar nga opozita e vendit.

Maduro e bëri këtë njoftim përpara turmës së mbështetësve të tij të mbledhur në qendër të Karakasit.

Në të njëjtën kohë u zhvilluan në disa lagje të tjera protesta të opozitës, ku kërkoheshin zgjedhje të parakohshme dhe dorëheqjen e presidentit Maduro.

Tubime të opozitës pati edhe në qytete të tjera të Venezuelës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme