Pas përjetimit të një ndarjeje dhe përfundimit të një marrdhënieje me ish partnerin tuaj ju zakonisht filloni të analizoni të kaluarën dhe madje ndodh që të humbisni besimin te dashuria e vërtetë.
Përpiquni që mos stresoheni e as të bini në depresion pasi sado e dhimbshme të ketë qënë ndarja juaj, ju duhet të mësoni nga e kaluara dhe të përmirësoni gabimet që mund të keni bërë, duke i dhënë shanse të reja vetes tuaj.
Në këtë artikull ne po ju sjellim 7 gabimet tipike që zakonisht çojnë një çift drejt ndarjes si dhe mësimet kryesore që mund të marrë çdokush nga një ndarje. Mundohini ti shihni me objektivitet këto pika e të shihni se ku mund të gjeni veten.
Çdokush ka nevojë për hapësirën e vet
Shumë persona mendojnë se dashuria e vërtetë do të thotë që ju duhet të rrini pothuajse gjithë kohës bashkë. Kjo nuk është e vërtetë pasi qëndrimi gjatë gjithë kohës shumë afër me partnerin mund të sjellë probleme serioze. Edhe pse mund të jeni në një marrdhënie shumë serioze, jepini hapësirën e vet partnerit tuaj edhe vetes, pasi identiteti i secilit prej jush është i rëndësishëm. Çdo kush ka nevojë për kohën e vet të lirë që ta kalojë në mënyrën që i pëlqen, transmeton femina.al.
Periudha e pasionit nuk zgjat përgjithmonë
Zakonisht periudha e parë e njohjes, e cila shoqërohet me shumë pasion e epsh, ju bëjnë juve të fluturoni nga lumturia. Por fatkeqësisht pasioni kaq intensiv nuk zgjat përjetësisht, ai sa vjen e zbehet pasi marrdhënia juaj merr një rrjedhë të zakonshme. Duhet të ulni pritshmëritë tuaja dhe të mësoni të ushqeni pasionin, në mënyrë që mos të zhgënjeheni e tju duket se dashuria ka mbaruar.
Njerëzit e tjerë nuk ju përkasin juve
Pavarësisht se sa kohë zgjat marrdhënia juaj, duhet të tregoni shumë kujdes, pasi çdokush është person i lirë dhe duhet të ketë një jetë të pavarur, në aspektin e mendimit dhe sjelljes. Mos u bëni posesive ndaj partnerit tuaj dhe mos kërkoni që ai të mendojë e veprojë njësoj si ju. Përkushtimi dhe respekti janë thelbësore në një lidhje. Përshtatja vjen me kalimin e kohës por nuk do të thotë asnjëherë që ju duhet të ndani plotësisht të njëjtat mendime e qëndrime.
Përmirësoni veten
Shumë njerëz mund të ndikojnë në përmirësimin tuaj, përfshirë sigurisht edhe partnerin. Ata mund ta mbushin jetën tuaj plot ngjyra dhe emocione. Por duhet të kini parasysh se nuk duhet të prisni patjetër këshillat apo vlerësimin e partnerit për tu përmirësuar. Ju duhet të përpiqeni në mënyrë të vazhdueshme që të përmirësoni veten tuaj e të rriteni e piqeni në mendime, qëndrime e veprime. Kjo sigurisht që do të vihet re patjetër edhe nga i dashuri juaj i zemrës dhe ai, megjithëse edhe mund të mos ta shprehë, do tju vlerësojë. Por vlerësimin kryesor duhet t’ia jepni ju vetes dhe të përpiqeni ta bëni këtë në mënyrë objektive.
Mos e ndryshoni partnerin tuaj
Ju mund të ndryshoni shumë gjëra në këtë botë, por është tejet e vështirë të ndryshoni zakonet apo karakterin e dikujt. Ajo që duhet të bëni është ta këshilloni partnerin tuaj për ndryshime që janë shumë të rëndësishme dhe ta lini atë të kuptojë nëse ai dëshiron me të vërtetë të ndryshojë apo jo. Pastaj mos harroni, se ju jeni dashuruar pikërisht pas atij personi, me të mirat dhe këqijat që e përfaqësojnë dhe se askush nuk është ideal.
Shpëtoni nga konfliktet tuaja të brendshme
Shpesh sjellja juaj në një marrdhënie mund të reflektojë frikën apo fobi të ndryshme dhe si konflikte të botës suaj të brendshme. Nëse dëshironi të keni një marrdhënie të shëndetshme, duhet të kuroni së pari problemet tuaja emocionale dhe të rrisni vetvlerësimin. Vetëm pasi të jeni mirë me veten ju mund të ofroni dashuri tek partneri juaj.
Mësoni se si të ndaheni me mirëkuptim
Një ndarje është zakonisht shumë e dhimbshme dhe kjo për faktin se partnerët shpesh tregohen egoistë dhe të pa mirë kuptueshëm me njëri tjetrin dhe lëndojnë e fyejnë pa masë tjetrin gjatë ndarjes.Nëse keni përjetuar një ndarje, ju duhet ta dini se juve ju vjen keq për kohën e kaluar me partnerin i cili nuk është më por ndiheni jo mirë edhe kur kujtoni se sa shumë mund ta keni lënduar njëri tjetrin.Mësohuni me humbjet dhe kjo di tju bëjë më të pjekur të dini të vlerësoni lidhjet e tjera në të ardhmen. Gjithashtu mos u pendoni për lidhjen e përjetuar pasi keni qënë ju vet që e keni dashur lidhjen. Çdo përjetim është një ekperiencë e çmuar e cila do tju vlejë shumë për jetën tuaj.
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I