Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka folur për ngjarjet e fundit në Maqedoni për agjencinë Bullgare të Maqedonisë BG News, ku në mes tjerash ka thënë se shteti nuk do të jetë bi-nacional.
Ai gjithashtu në intervistë për median bullgare se pret që qytetarët të marrin mesazhin se në Maqedoni duhet proces i ri demokratik me qeveri të re.
Zaev kërkon që partia e Gruevskit të kuptojë se pushteti duhet të transferohet në mënyrë të qetë dhe demokratike.
”Çdo njeri normal kërkon që vendi të shkojë përpara. Ky proces do të bëhet me shumë kujdes pasi oponenti jonë nuk do trasnfer të qetë të pushtetit. Urime për nismën e re pati nga të gjitha anët, BE dhe SHBA. Për fat të keq, ne ende kemi pengesa. Zgjidhja do të vijë nëpërmjet rrugëve diplomatike. Maqedonia nuk do të jetë bi-nacionale, do të jetë e njëjta që është tani.” thotë Zaev./Telegrafi Maqedoni.
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...