Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i ftuar në Rrokum Roll ka folur për Demarkacionin me Malin e Zi dhe propozimin e ri të disa deptuetëve të LDK-së për këtë çështje.
“Kosova ka fituar shumë që nuk e ka votuar demarkacionin, por në anën tjetër ka humbur, sepse pothuajse të gjitha proceset që janë zhvilluar janë bllokuar për shkak të kësaj problematike”, ka thënë Bulliqi.
Duke folur për iniciativën e deputetëve të LDK-së për Demarkacionin, ai ka thënë se nuk e ka ndryshuar mendjen në lidhje me këtë çështje.
“Ekziston mundësia për ta ruajtur integritetin territorial të shtetit”, ka shtuar Bulliqi.
Sipas tij ka sinjale pozitive nga kryeministri Mustafa për iniciativën e re.
“Mënyra më e mirë kishte me qenë që kjo marrëveshje për të rifilluar nga e para, por meqënse kemi ardhur në këtë situatë, të paktën të ruhen segmentet kufitare që e kanë cenuar integritetin”, shprehet Bulliqi.
Sipas deputeti të LDK-së, ata janë mësuar nga tradhëtit siç i ka quajtur të PDK-së.
“Dihen tendencat e PDK-së gjithmonë, sepse kësaj partie i interesojnë zgjedhjet”, ka theksuar Shpejtim Bulliqi.
Ai mendon se dështim i Demarkacionit po përdoret si alibi nga PDK-ja për të shkuar në zgjedhje.
Ai krejt në fund ka theksuar se nuk e voton asnjë marrëveshje nga e cila Kosova humb territor.
https://www.youtube.com/watch?v=Qfy5t6p1qUs
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?