Gerard Pique ka një fanellë të Real Madridit në shtëpi

21:15 | 2 Maj 2017
Arbresh Info

Një detaj mjaftë i çuditshëm është zbuluar nga gruaja e James Rodriguezit, Daniela Ospina, në lidhje me yllin e Barcelonës, Gerard Piquen.

Piques i rrjedh gjaku katalunas në venat e tij, ka anëtarë të familjes në bordin e Barcelonës dhe mbrojtësi qendror thuhet se do të jetë presidenti i ardhshëm i Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pavarësisht të qenurit një tifoz i çmendur i Barcelonës, është zbuluar që Pique ka një fanellë të Real Madridit në shtëpinë e tij.

Daniela Ospina ka zbuluar këtë për revistën kolumbiane ‘Don Juan’. Gruaja e yllit të ‘Los Blancos’ tregoi këtë anekdotë pasi kishte hyrë në shtëpinë e gjysmës tjetër të Piques, Shakirës.

“Kur ishte në Barcelonë u takova me Shakirën dhe fëmijët e saj, Salome [djali i Shakirës] ishte i lumtur sepse ai është një fans i flakët i saj, kështu jam edhe unë”, tha fillimisht ajo.

“Shakira i tha Milanit [djali i saj]: ‘Shiko, ajo është vajza e Jamesit! Dhe Milani u përgjigj: ‘Unë e kam fanellën e Jamesit me numër 10”

“Daniela Ospina, e cila është motra e vogël e portierit të Arsenalit – David Ospinas, ka zbuluar gjithashtu se ajo dëshironte të ishte gjithmonë një futbolliste, por e ëma e saj nuk e ka lejuar./arbresh.info

https://www.instagram.com/p/BTaQmV-D1SG/

https://www.instagram.com/p/BTcxmQIDI45/

https://www.instagram.com/p/BTiTDLIDmEP/

https://www.instagram.com/p/BTXVv0VFECZ/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme