Plagët e luftës ende janë të pranishme dhe atë jo vetëm në Studime të Vushtrrisë, ku sot u përkujtuan 116 martirë të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Por më të rëndë se të tjerët e kanë ata që ende kërkojnë eshtrat e më të dashurve.
Por aty, prezent janë vetëm përfaqësuesit e EULEX-it, e jo edhe anëtarët e komisionit qeveritar për personat e pagjetur apo dikush nga Departamenti Mjekoligjor, pasi shteti nuk po gjen para për dy ekspertë.
Për mungesë financimi, asnjë ekspert kosovar nuk po merr pjesë në Rashkë, në gërmimet ku dyshohet se ka trupa të pajetë shqiptarësh të vrarë nga Serbia gjatë luftës së fundit. Arsim Gërxhaliu ekspert mjeko-ligjor thotë se si kryesues i departamentit të mjekësisë ligjore janë të gatshëm të udhëtojnë drejt Rashkës sikur kanë bërë edhe herëve të tjera. Por sqaron se institucionet përgjegjëse nuk kanë ndarë buxhet.
Gërxhaliu tregon se kjo situatë më së shumti i dëmton familjarët të cilët po presin eshtrat e më të dashurve të tyre, tash e 18 vjet. Arsim Gërxhaliu Ekpert mjeko – ligjor Skandal e ka quajtur mungesën e palës kosovarë në gërmimet në Rashkë, kryetari i shoqatës “Zëri I prindërve`, Bajram Qerkini.
Ai thotë se Qeveria e Kosovës, ministria e Drejtësisë dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Pagjetur, nuk kanë siguruar mjete për ekspertin mjeko ligjore që të udhëtojë drejtë Rashkës.
Por të gjitha këto i mohon kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur Prenk Gjetaj. Sipas tij, përveç datës 28 prill që kanë munguar, anëtarët e komisionit që nga fillimi i gërmimeve atje, kanë qenë vazhdimisht prezent.
Prenk Gjetaj Kryetar i Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit thotë se ne e kemi buxhetin. Me telashe të tilla është përballur deri në vitin 2010 drejtori i departamentit të Mjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu I cili deri në këtë vit kishte shkuar me mjete vetanake në lokacione të ndryshme në Serbi. /RTK
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...