Vetëm pak ditë pas dështimit të Kryeministrit Isa Mustafa në Bruksel, deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) i kanë hyrë një aventure tjetër për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Sipas këshilltarit të kryeministrit, Faton Abdullahu 17 deputetë të LDK-së, shumica dërrmuese ata që janë kundër, i kanë paraqitur kryetarit të tyre një propozim në këmbim të votës pro demarkacionit.
Propozimi për kryeministrin Mustafa është që Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i bashkëngjitet një aneks-marrëveshje tjetër, sipas së cilës Qeveria obligohet që pas dy vjetëve ta rishqyrtojë pjesën e vijës kufitare në Kullë dhe Çakorr, aty ku ka pretendime se Kosova humb territor në raport me shtetin malazez.
Por Avokati i njohur në Kosovë, Tomë Gashi është shprehur për Tribuna Channel se kjo nismë e deputetëve nuk gjen mbështetje në ligjet ndërkombëtare dhe nuk mund të jetë e ligjshme. Ai thotë disa edhe arsyen se pse Mali i Zi është shkaku që kjo marrëveshje nuk ndryshon.
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...