Google ADS

Këta janë 17 deputetët e koalicionit PDK-LDK që janë kundër demarkacionit

19:59 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Ndërsa kemi hyrë në “metrat e fundit të maratonës së quajtur demarkacion”, janë shtuar zëra për një marrëveshje brenda LDK-së që ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes më Malin e Zi për demarkacionin t’i ketë votat e të rebeluarve të kësaj partie.
Sa i përket dërgimit nga qeveria në kuvend të demarkacionit, për këtë pritet të vendos nesër ekzekutivi në mbledhjen e rregullt, mirëpo duket se kryeministri Mustafa ende nuk i ka bindur të gjithë deputetët e LDK-së që t’i thonë po marrëveshjes që do të krijonte kushte që kosovarët të lëvizin pa viza.

Tashmë është publike se ekziston një kërkesë nga deputetët rebelë të LDK-së që marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi t’i shtohet edhe një aneks, me të cilin pas dy vjetësh hapet sërish çështja e vijës kufitare, shkruan lajmi.net.

Qeveria ka pranuar sot se kanë marrë një kërkesë të tillë nga grupi i deputetëve të LDK-së, të cilët kushtëzojnë ratifikimin e demarkacionit me futjen e këtij aneksi në marrëveshje.

Koalicioni qeverisës i ka gjithsej 87 deputetët (duke llogaritur në deputetët e pavarur Blerim Shala dhe Margarita Kadriu), por në bazë të qëndrimeve që janë shprehur deri tani janë të paktën pesë deputetë të PDK-së (Nait Hasani, Labinotë Demi-Murtezi, Raif Qela, Shaip Muja dhe Shukri Buja) dhe nëntë të LDK-së (Sabri Hamiti, Adem Salihaj, Shpejtim Bulliqi, Armend Zemaj, Besa Gaxherri, Vjosa Osmani, Fatmir Rexhepi, Arben Gashi dhe Anton Quni), të cilët mund ta pamundësojnë ratifikimin e Marrëveshjes së 26 gushtit 2015.

Përveç këtyre, votë kundër demarkacionit tërthorazi kanë paralajmëruar në disa raste nga deputetët e PDK-së, Xhavit Haliti, Adem Grabovci e Flora Brovina, të cilët kanë shprehur dyshime për Marrëveshjen.

Për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit duhet së paku 80 vota ose 2/3 e deputetëve.

Këto janë 17 deputetët e PDK-së dhe LDK-së që janë shprehur kundër demarkacionit:

PDK

Nait Hasani

Labinotë Demi-Murtezi

Raif Qela

Shaip Muja

Shukri Buja

Xhavit Haliti

Adem Grabovci

Flora Brovina

LDK:

Sabri Hamiti

Adem Salihaj

Shpejtim Bulliqi

Armend Zemaj

Besa Gaxherri

Vjosa Osmani

Fatmir Rexhepi

Arben Gashi

Anton Quni

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme