Një grup shkencëtarësh nga Universiteti Bristol duke përdorur materiale fibër karboni të përbërë bënë krahë avioni që mund të riparojë veten gjatë fluturimit.
Shkencëtarët britanikë, kanë prodhuar krahë të avionit që mund të riparojë veten në fluturim pas një dëmtimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të gazetës Independent një grup shkencëtarësh nga Universiteti Bristol duke përdorur materiale fibër karboni të përbërë bënë krahë avioni që mund të riparojë veten gjatë fluturimit.
Profesor Duncan Wass, nga ekipi që kanë kryer punën tha se në punimet e kryera me inxhinierët e hapësirës ajrore (aeronautikës) në universitet ata kanë kryer studime për të gjetur mënyrën e parandalimit të krisjeve të vogla që mund të shkaktohen gjatë udhëtimit në krahët dhe trupin e avionit.
Falë teknologjisë së zhvilluar nga ekipi materialit të karbonit që përdoret në krahët e avionit i shtohen mikrosfera në madhësinë që nuk shikohen nga syri. Këto mokrosfera në rast të kontaktit me një objekt të ngurtë duke u thyer lëshojnë një lëng riparues. Lëngu riparues depërton në krisjet mbi sipërfaqet e dëmtuara dhe forcohet duke hyrë në një reaksion kimik. Materiali i ngurtësuar kështu forcohet edhe më tej ashtu si më parë.
Wass ka theksuar se duke zhvilluar këtë teknologji ata janë frymëzuar nga lëkura e njeriut që gjakoset pas një lëndimi dhe më pas zë një kore. Was i cili ka vënë në dukje se koha e riparimit ndryshon sipas temperaturës së kohës thekson se sa më shumë të rritet temperatura aq më shumë shkurtohet kjo kohë.
Pritet që kjo teknologji të përdoret edhe në ekranet e krisur të celularëve, dhe të biçikletave të performancave të larta.
Zbulimi i parë që ka mundësuar këtë teknologji është zbuluar në vitin 2001 me një plastikë e cila riparohej vetvetiu. Po i njëjti ekip vitin e kaluar prodhoi polimere që mund të plotësonte boshllëqet deri në tre centimetra.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?