Zëvendëskryeministri i Kosovës, Ramiz Kelmendi, ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend, veçmas me çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, si kusht për liberalizmin e vizave.
Kelmendi ka thënë, në një shkrim të tij në Facebook, se në emër të një kauze, kundërshtarët e lëvizjes së lirë po vetëshpallen patriotë.
“Sot kur është më së afërmi lëvizja e lirë ngritet kauza politike, çështja se humbim territor. Kjo nuk është kauzë reale por kauzë për të ngritur ndjenjën e qytetarit se po dëshirohet të këmbehet territori me lëvizjen e lirë. Kjo kauzë mirë e menduar për të sensibilizuar qytetarët, nuk është e drejtë, meqë sajohet për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Nuk është e drejtë të ngritet çështja se ata të cilët votojnë pro janë tradhëtarë dhe ata kundër liberalizimit, patriot”, ka shkruar Kelmendi në rrjetin social.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit në Facebook:
“Kauza se kush është pro-Demarkacionit është tradhëtarë dhe ata kundër lëvizjes së lirë të qytetarëve qenkan patriot
Fushata zgjedhore parasheh qe liderët e partive politike dhe kandidatët për deputet të shprehin vizionet programore të avansimit të jetës së qytetarëve si në aspektin e lëvizjes së lirë dhe lirisë politike, ekonomike dhe zhvillimit qenësorë të ekonomive si dhe shumë çështjeve tjera me rëndësi.
Gjate tërë fushatës zgjedhore është propaganduar se lëvizja e lirë apo siç i quajmë vizat për qytetarët e Kosovës është prioritet i çdo lideri politik, pra edhe të atyre që sot janë në opozitë. Nisur nga kjo, shtrohet pyetja – Ku mbeti premtimi i lëvizjes së lirë ? Sot kur është më së afërmi lëvizja e lirë ngritet kauza politike, çështja se humbim territor. Kjo nuk është kauzë reale por kauzë për të ngritur ndjenjën e qytetarit se po dëshirohet të këmbehet territori me lëvizjen e lirë. Kjo kauzë mirë e menduar për të sensibilizuar qytetarët, nuk është e drejtë, meqë sajohet për të ardhur tek zgjedhjet e parakohshme. Nuk është e drejtë të ngritet çështja se ata të cilët votojnë pro janë tradhëtarë dhe ata kundër liberalizimit, patriot.
Nuk është e drejtë që vetëm demarkacioni është çështje për të vlerësuar punën e qeverisë. Ky është vetëm një element me rëndësi për të rinjët tanë sepse i gjithë spektri politik, deputetë dhe qeveritarë (përfshirë dhe vetën time), posedojnë viza me kohëzgjatje deri në tre vitë dhe jo vetëm për vete por edhe për familjet e ngushta dhe të zgjeruara të tyre. Në këtë mes edhe jane gati të gjithë të inkorporuarit në çështjen e demarkacionit. Andaj, do të ishte pranueshme deri diku që të vendoset moratorium i përdorimit të vizave për të gjithë spektrin politik që mos të përdoren vizat për çështje private, deri në plotësimin e kushtit të ratifikimit të demarkacionit, nëse me të vërtetë kauza e humbjes së territorit qëndron.
Qeveria jonë me të marre qeverisjen, ka hasur në pengesa serioze fizike dhe opozitare, së pari nën kauzen e ndryshimit të koalicionit paraqeveritarë, e më pas kjo ka përcjellur punën në vazhdimësi duke e penguar në kryerjen e punëve ditore. Pra në vend që opozita të luaj rolin e dhënjes së mendimeve pozitive në raport me punën e qeverisë kjo në vazhdimësi ka përdorur këmbëngulësinë, që është edhe pengesë serioze mekanike dhe nuk nxitë punë përparuese në asnjë segmenet,. Nga ky realitet në sot kemi ‘kauzën’ me të cilën që të gjithë po ushqehemi, pra fjalën Demarkacion. Me fjalën demarkacion zgjohemi, punojmë dhe biem në gjumë dhe asnjë rezultat tjetër i punës, siç është zvogëlimi i korrupsionit, luftimi i korrupsionit, rritja ekonomike më e madhja në rajon, zvogëlimi i të papunëve për 9.2 %, ‘Pakoja fiskale 1’, kënaqësia e bizneseve nga kjo dhe pergatitja e ‘Pakos fiskale 2’, zgjidhja e çështjes se veteranëve dhe invalidëve dhë shumë rezultate tjera të panumërta positive, po ë mungojnë hapësirës mediatike. Shtrohet pyetje; Përse të fuqizohet ky konspiracion politik për demarkacionin, përse në këtë ‘mesele’ është kyçur spektri mediatik, a po dëshirjnë të përdorin fuqinë mediatike në veprim për të dërguar vendin në zgjedhje ? -apo – ka mungesë financash dhe duam të krijojmë një ambient financimesh, ka humbje te pozicioneve individuale politike, dhe a duhet që demarkacioni të jetë kauzë për rehabilitimin e liderëve të cilët në vazhdimësi kanë mungesë të portofolit të ideve për të ngritur çështjet tjera me rëndësi për qytetarin e Kosovës ?
Nga faktet që u përmendën më lartë, fatkeqësisht konstatojmë se arsyeja e kuptimit të konspiracionit dhe tentimit që me kauza inekzistente dhe me kauza të tradhëtise dhe patriotizimit të ‘çkepurë’ si Çertifikata politike, po duam të sanksionojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua