“Lionel Messi, problemi i vetëm i Cristiano Ronaldos”

20:15 | 2 Maj 2017
Arbresh Info

Ish mesfushori i Barcelonës, Xavi beson se problemi i vetëm i Cristiano Ronaldos në karrierën e tij është prezenca e Lionel Messit.

Ylli i Real Madridit fitoi Topin e Artë në garën ndaj Messit për të katërtën herë në karrierën e tij, por argjentinasi është emëruar lojtari më i mirë në botë një herë më shumë se rivali i tij, transmeton portali arbresh.info.

Këtë sezon, Ronaldo mund të fitoj La Ligën dhe Ligën e Kampionëve, por Xavi beson se Messi do të jetë gjithmonë hija e arritjeve të reprezentuesit portugez.

“Cristiano Ronaldo është një golashënues i lindur, një futbollist spektakolar”, tha Xavi për ‘A Bola TV‘.

“Problemi i tij është Messi, që për mua është lojtari më i mirë në histori”

“Ky është problemi i vetëm për Cristiano Ronaldon, por ai është një lojtar që shënon dhe vazhdon të lë shenja”, shtoi Xavi./arbresh.info

Të ngjashme