Google ADS

Bellerin në Barcelonë? Arsenalit i ofrohen tre futbollist nga gjiganti katalunas

18:15 | 2 Maj 2017
Arbresh Info

Barcelona është e vendosur këtë verë për të nënshkruar me yllin e Arsenalit, Hector Bellerin, dhe për të finalizuar marrëveshjen me “Topçinjtë” ofron si shkëmbim njërin nga tre yjet e tyre.

Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, gjiganti katalunas është i gatshëm të ofroj Ivan Rakiticin, Arda Turanin ose Andre Gomes për të siguruar transferimin e Bellerinit, transmeton portali arbresh.info.

Mbrojtësi i skuadrës angleze është duke u kërkuar për të përmbushur hapësirën e lënë nga Dani Alves pas transferimit të tij te Juventusi verën e kaluar. Sergi Robertos i është ofruar shansi në formacionin startues, por ka dështuar për të shkëlyer këtë edicion.

Bellerin është një lojtar kyç te Arsenali, ku ka bërë 36 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.22- vjeçari filloi karrierën e tij te Barcelona te sistemi i të rinjve me klubin katalunas.

Rakitic, Turan dhe Gomes janë opsione të mira për Arsenalin që kërkon për përforcojë skuadrën e tyre këtë verë pas një sezoni dëshpërues./arbresh.info

Të ngjashme