Google ADS

Theret me thikë një 21 vjeçar në oborrin e shkollës në Lagje të Spitalit

14:49 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Një person është therur sot më thikë në oborrin e një shkolle në Lagje të Spitalit në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Arbresh.info zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Sipas saj, rasti ka ndodhur rreth orës 11:00 të ditës së sotme dhe bëhet fjalë për viktimën me inicialet G.I, mashkull 21 vjeç.

“Rreth orës 11:00 e kemi pranuar informatën se në lagjen e spitalit në Prishtinë, saktësisht në oborrin e një shkolle, një person është  therur me thikë”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka shtuar se Policia ka arrestuar një person të dyshuar në lidhje me këtë rast me inicialet L.G, mashkull 14 vjeç.

“Lidhur me rastin në fjalë, policia ka arrestuar një person të dyshuar, L.G. mashkull 14-vjeç. Gjithashtu është konfiskuar edhe mjeti (thika) e cila dyshohet të jetë përdorur në rast”, ka thënë Ahmeti./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme