Enver Hoxhaj në Bruksel për demarkacionin

11:30 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të qëndrojë dy ditë në Bruksel, me ç’rast me përfaqësuesit e Malit të Zi do të diskutojë për marrëveshjen e demarkacionit.

Kështu bëjnë të ditur burimet e “Zëri.info” të afërta me delegacionin e Kosovës, të cilat tregojnë se Hoxhaj do të bisedojë edhe për tema të tjera në Bruksel.

Siç mëson “Zëri.info”, ministri Hoxhaj do të takohet edhe me komisionionerin e Bashkimit Evropian për zgjerim, Johannes Hahn dhe me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.

Në ndërkohë, ministri në këtë takim do të jetë i shoqëruar prej kryetares së komisionit për integrime evropiane, Njomza Emini dhe kryetarin e komisionit për punë të jashtme, Elmi Reçica.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme