AAK mbush 17 vjet nga themelimi

11:17 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj ka uruar partinë e tij më rastin e 17 vjetorit të themelimit.

Lekaj, përmes një postimi në rrjetet sociale ka thënë se është koha që Aleanca të sjellë ndryshime në Kosovë, shkruan arbresh.info.

Lexoni të plotë postimin e tij:

Partitë themelohen që njerëzit të organizohen për për t’iu shërbyer njerëzve sa ma mirë që është e mundshme. Aleanca në asnjë rast nuk i ka devijuar kësaj në gjithë këto 17 vite prej se është themeluar.

Gjithnjë besnik të parimeve për Kosovën shtet i fortë ashtu siç iu duhet qytetarëve të saj brenda dhe që është ndihmë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kufinjve të saj.

Është koha e Aleancës për të sjellë ndryshimin e vërtetë në në këtë drejtim.

Urime Kosovë 17 – vjetori i themelimit të AAK-së./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme