Në aeroportin e Shkupit është kapur T.H. (26) nga Kosova.
Pas kontrollit të pasaportave dhe verifikimit të të dhënave, është gjetur se ka hyrë në Maqedoni nëpërmjet kalimit kufitar Tabanoc, i cili me dokumente të falsifikuara synonte të mbërrijë në Zvicër. Ai kishte një kartë identiteti italiane, ndërsa policët kanë dyshuar se ishte e falsifikuar, d.m.th. numri serik, numri i parë ishte ndryshuar. Personit në portofolin e tij i janë gjetur patenta italiane dhe karta e sigurimeve që ishin falsifikuar gjithashtu, njoftojnë mediat në Shkup, përcjell albinfo.ch.
Nga biseda është konstatuar se dokumentet e mësipërme italiane ishin të falsifikuara dhe ai i kishte blerë ato nga një person i panjohur në Republikën e Shqipërisë për më shumë se 500 euro.
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane Karbohidrate Kartotat dhe Barishtet Jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?
Çfarë personaliteti ka një Shigjetar?
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën