Google ADS

Kosova aranzhon ndeshje miqësore

10:08 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Kosovës në basketboll do të kërkoj kualifikimin në fazën e grupeve për eliminatore e Kampionatit Botëror “Kina 2019”.

Kosova me trajnerin e ri, Brad Greenberg, në përgatitje për ciklin parakualifikues do të zhvillojë disa miqësore.

Kundërshtarët e Kosovës i ka zbuluar Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegu, në emisionin Sporti Total në KTV.

Në parakualifikime, Kosova është në grupin C bashkë me Maqedoninë dhe Estoninë ndërkaq ndeshjet e parakualifikimeve do të zhvillohen prej 2 deri më 9 gusht.

Dy ekipet që plasohen në dy pozitat e para e sigurojnë pjesëmarrjen në ciklin kryesor kualifikues që fillon në nëntor të vitit 2017.

Të ngjashme