Jimmy Kimmel tregon për sëmundjen e djalit të tij

09:22 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Prezantuesi amerikan Jimmy Kimmel me lot në sy ka treguar për sëmundjen e djalit të porsalindur dhe përballjen me vdekjen që kishte javën e kaluar.

Në fund të storjes që ai tregoi, Kimmel bëri thirrje për të mbështetur Aktin e Përballueshëm të Kujdesit, të njohur edhe si Obamacare, transmeton portali arbresh.info.

Ai tha: “Asnjë prind nuk duhet të vendos nëse mund t’ua mbajë xhepi të shpëtojnë jetën e fëmijës së tyre”.

Trump ka shfuqizuar Obamacare, një nga parimet qendrore të fushatës së tij, duke thënë se ka shumë kosto dhe është një “katastrofë”.

Në muajin mars, përpjekja e tij për ta zëvendësuar dështoi, duke e turpëruar administratën e tij, por Republikanët ende kanë për qëllim të ndryshojnë sistemin./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme