Kjo është dieta e femrës më të bukur në botë

02:26 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Julia Roberts u shpall për herë të pestë femra më e bukur e në botë dhe të jesh në formë edhe pse je 49 vjeçe nuk është e lehtë.  Por ajo mban një dietë të balancuar ushqimi dhe të aktiviteteve fizike.

Julia përpiqet që në planin e saj të ushqimit të jenë të përfshira perimet dhe frutat.

Është e logjikshme, i shmanget ushqimit të shpejtë, por ndonjëherë e shpërblen veten me akullore apo me jogurt.

Për të pasur një lëkurë të hidratuar ajo konsumon shumë ujë dhe qëndron  larg alkoolit.

Programi i ushtrimeve për 3 ditë:

Të hënën

– Programi Total Body për forcimin dhe formësimin e muskujve, 20 deri në 40 minuta

– Aerobi step me hapa 40 minuta

– Pompat

– Ushtrime të barkut

Të martën

– Pilates, 20 deri 40 minuta

– Aerobi step me hapa, 40 minuta

– Pilates

Të mërkurën

– Ushtrime për stomakun

– Aerobi step prej 20 deri 40 minuta

– 40 minuta trening me peshën e trupit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme