Google ADS

Papa Françesku lutet për Maqedoninë

01:15 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Papa Françesku bëri thirrje për lutje për Maqedoninë për shkak të situatës serioze politike në vend dhe pas dhunës në Parlamentin e Maqedonisë të enjten.

“Të lutemi për të gjithë ato vende të cilat po kalojnë nëpër vështirësi të mëdha, në veçanti në Republikën e Maqedonisë”, ka thënë Papa Françesku, transmeton Koha.net.

Papa thirrjen për lutje e dërgoi në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, para rreth 10.000 personave.

Kreu i Kishës katolike i foli besimtarëve edhe për situatën në Venezuelë, duke kërkuar që t’i jepet fund dhunës dhe krizës së rëndë humanitare, sociale, politike dhe ekonomike në këtë vend. Ai shprehu shqetësim për shkak të numrit të madh të një numri të viktimave dhe personave të lënduar në Venezuelë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme