Ilir Meta ka rrëfyer sonte në emisionin “Opinion” disa gjëra të veçanta nga jeta e tij. Veç të tjerash ai ka treguar live në emision se si ishte arratisur nga Tirana për në vendin e tij të lindjes kur ishte 10 vjeç.
Nga Tirana në Çorovodë Meta ka ikur me tren dhe autobusë pa njoftuar familjen. “Arrita sepse shoferi i autobusit, pra një autobus ishte atëherë nga Lushnja deri në Çorovodë, shoferi quhej Ali, një burrë i jashtëzakonshëm. Të cilin babai im e ka patur nxënës në shkollën “Skënderbej”, unë shkova dhe i thashë që do më marrësh mua, pa biletë me porosi të babit. Ai më mori dhe më çoi në Çorovodë”, është shprehur Meta.
Më tej Meta rrëfen se familja nuk kishte dijeni ku ishte, pasi atëherë ishte ei vështirë komunikimi me telefon. I pyetur nga Fevziu se si reagoi familja e tij ai tha se e kishte marrë me të mirë, për arsye se ishin frikësuar se ai mund të ikte prapë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...