NATO-ja do të shtojë së shpejti trupat në Afganistan. Forcimi i grupeve terroriste e ka shtyrë aleancën e Atlantikut Verior të diskutojë shtimin e pranisë së saj, në vendin ku situata e sigurisë vazhdon të mbetet një sfidë, sipas Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg.
Shefi i NATO-s i tha gazetës gjermane “Ëelt am Sonntag” se po shqyrtohet mundësia e zgjerimit të personelit në mision trajnues. “Nuk bëhet fjalë për një shtim vjetor, por për rritje në një periudhë kohe më afatgjate”, shpjegon ish-kryeministri norvegjez.
Shtetet anëtare të NATO-s e mbyllën zyrtarisht misionin luftarak në fund të vitit 2014, por janë ende rreth 13 mijë ushtarë të stacionuar në Afganistan. Gati 8.400 prej tyre janë ushtarë amerikanë. Stoltenberg bëri të ditur se aleanca do të angazhohet më shumë në të ardhmen, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar.
“Ne që tani bëjmë shumë, për shembull në Afganistan e Irak, por kemi potencial për më tepër. Trajnimi i forcave lokale është arma më e mirë për të luftuar terrorin. Madje është më mirë sesa të dërgosh trupa për të mbrojtur këto vende”, tha Stoltenberg.
“Deutsche Ëelle” kujton se, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar javët e fundit angazhim më të madh të aleancës ushtarake në luftën kunder terrorit. Gjatë takimit me Stoltenberg në mesin e prillit, Trump përcolli shpresën e tij që NATO të marrë një rol më të rëndësishëm në mbështetjen e partnerëve irakianë në luftën kundër Shtetit Islamik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...