Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj do të udhëtojë nesër për në Bruksel për një vizitë dy ditore, ku do ta takojë shefen e politikës së Jashtme të BE’së Federica Mogherini dhe Komisionerin për Zgjerim Johannes Hahn.
Në takimet me Mogherinin dhe Hahn, Hoxhaj do të bisedojë për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, si dhe ecurinë në agjendën evropiane të Kosovës duke përfshirë procesin e liberalizimit të vizave.
Përveç kësaj, kryediplomati kosovar i shoqëruar nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Kosovës, Elmi Reçica dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Njomza Emini, do t’i takojë edhe deputetët anëtarë të Komisionit për Punë të Jashtme në Bruksel, të cilët do t’i informojë për specifikat dhe punën në rrugën e integrimit të Kosovës në BE.
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...