Befason Trump, thotë se do të dëshironte të takonte Kim Jong-un

20:39 | 1 Maj 2017
Trina Galanxhi

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, është shprehur i gatshëm të takohet me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.

Në një intervistë për Bloomberg, ai ka theksuar se do të ‘dëshironte të takonte Kim Jong-un nën rrethanat e duhura’, transmeton portali arbresh.info

“Nëse do të ishte e përshtatshme për mua që të takohesha me të, do të isha absolutisht i nderuar ta bëjë një gjë të tillë”, ka thënë Trump.

Megjithatë ai ka shtuar se ‘rrethanat e takimit duhet të jenë të duhura’./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme