Ja sa para të falsifikuara u futën në Kosovë

18:21 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Kosova viteve të fundit është bërë pjesë e shteteve që bien viktime e depërtimit dhe qarkullimit të parave të falsifikuara, nga të cilat më së shumti dëmtohen bizneset e vogla të cilat janë cak i personave që i fusin në qarkullin këto kartëmonedha të falsifikuara.

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë vitit të kaluar nga autoritetet e sigurisë janë konfiskuar mbi 43 mijë euro në raste të ndryshme.

Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada ka thënë për Indeksonline se të dhënat për paratë e falsifikuara që kanë depërtuar në vendin tonë sigurohen në baza gjashtë mujore ku të dhënat paraprake flasin për periudhën kohore të vitit të kaluar.

“Të dhënat  Statistikore si Bankë Qendrore i marrim nga Laboratori i Forenzikes së Kosovës në baza 6 mujore. Këto para të falsifikuara janë konfiskuar në raste të ndryshme nga autoritetet e sigurisë duke përfshirë që nga bizneset e deri tek konsumatorët si viktima”, ka thënë Kada.

Sipas statistikave të BQK-së sa i përket kartëmonedhave  euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve  janë si në vijim :

Denominime ( prerje)  500 euro janë konfiskuar         9 copë

Denominime ( prerje)  200 euro  janë konfiskuar       17 copë

Denominime ( prerje)  100 euro janë konfiskuar        95 copë

Denominime( prerje )    50 euro janë konfiskuar        429 copë

Den.                 ( prerje )  20 euro janë konfiskuar       184 copë

Den.                 ( prerje)   10 euro janë konfiskuar         67 copë

Denominime ( prerje )     5 euro janë konfiskuar         23 copë

Gjithsej në total janë konfiskuar 824 copë Kartëmonedha të falsifikuara.

Ndërsa sa i përket monedhave euro të falsifikuara dhe që janë konfiskuar në nivel Kosove gjatë vitit 2016-të , të ndara sipas denominimeve  janë si në vijim :

Prerje  2 euro –janë konfiskuar       71 copë

Prerje  1 euro- janë konfiskuar        25 copë

Prerje  0.5 euro – janë konfiskuar  27 copë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme