“Duka dhe Dukesha janë të lumtur të shpërndajnë një foto të re të Princeshës Charlotte për të shënuar ditëlindjen e saj të dytë nesër”, thuhet në përshkrimin e fotos të postuar në Twitter.
Princesha, emri zyrtar i të cilës është Charlotte Elisabeth Diana, lindi më 2 maj 2015. Charlotte është forma femërore e emrit Charles, babai i William, por ky emër ka qenë i përhapur gjerësisht në shekullin e 18-të, kur e mbante gruaja e mbretit George III, mbretëresha Charlotte.
Sa për Elizabeth domethënia është kuptimplotë, që nga stërgjyshja e Princeshës së sapoardhur në jetë, e deri tek Elizabeth I, Mbretëresha që udhëhoqi në gjysmën e dytë të shekullit të 16-të Anglinë.
Diana është emri i nënës së princit William, bashkëshortja e Charles, princesha që u nda tragjikisht nga jeta më 31 gusht të 1997-ës në një aksident tragjik me makinë.