Sulmuesi argjentinas, që po zhvillon një sezon shumë të mirë me Barcelonën, është në kuotën e 33 golave në La Liga, që do të thotë 66 pikë, duke mbetur favoriti kryesor për të fituar këtë trofe individual, që do të ishte i katërti për të në karrierë.
Megjithatë, kjo garë nuk do të jetë shumë e lehtë për argjentinasin, që si kundërshtarin më të afërt ka holandezin e Sportingut të Lisbonës, Bast Dost, i cili ka vetëm dy gola më pak sesa Messi, ndërkohë që ka edhe 3 ndeshje për të luajtur këtë sezon.
Kandidati i tretë që synon këtë trofe është Robert Lewandowski. Sulmuesi polak i Bayern Munchen është në kuotën e 28 golave, por edhe ai, ashtu sikurse Dost, ka edhe 3 ndeshje për të luajtur.
Bayern tashmë i ka mbyllur llogaritë e këtij sezoni dhe në këto javë që kanë mbetur, futbollistët e skuadrës bavareze do të luajnë vetëm për të.
Klasifikimi vijon me Aubameyang e Luis Suarez, respektivisht me 27 dhe 26 gola, ndërkohë që Cristiano Ronaldo është shumë më larg, me portugezin që në këtë sezon të kampionatin spanjoll ka shënuar deri tani vetëm 20 gola.