VMRO-DPMNE-ja mohon të ketë qenë pjesë e skenarit të dhunës ndaj deputetëve të shumicës së re parlamentare. Nga kjo parti thonë se fakti që deputetë dhe funksionarë të saj u panë mes protestuesve, dëshmon se ata janë të afërt me popullin.
Deputetët e VMRO DPMNE-së kanë qenë dhe do të jenë gjithmonë të afërt me qytetarët. Deputetët e VMRO DPMNE-së gjithmonë i kanë mbrojtur dhe do t’i mbrojnë interesat shtetërore dhe kombëtare. I përgënjeshtrojmë të pavërtetat se deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë marrë pjesë ose kanë nxitur dhunë. Dhuna u nxit nga tentativa jokushtetuese, joligjore dhe zgjedhjen e kryetarit, jo në përputhje me Rregulloren, jashtë të gjitha procedurave demokratike. VMRO DPMNE-ja e ka dënuar dhunën politike dhe fizike që ndodh në Kuvend – thuhet në komunikatën e VMRO-DPMNE-së.
Megjithatë pamjet që qarkullojnë në publik flasin të kundërtën. Ato vërtetojnë informacionet e një dite më parë nga burimet e sigurta të Alsat M, të cilët duke interpretuar pamjet e brendshme të kamerave të sigurisë në Kuvend dëshmojnë se protestuesit janë mirëpritur nga deputetët e kësaj partie. Kërste Mukovski dhe Sashe Vasilevski kanë hapur dyert për protestuesit pa u penguar aspak nga sigurimi i Kuvendit dhe as nga policët e pakët që gjendet në hyrje të institucionit ligjvënës. Për të gjetur deputetët e strehuar të shumicës së re, kanë marrë orientime nga deputeti tjetër Johan Tarçullovski, i dënuar nga Tribunali i Hagës për krime lufte ndaj shqiptarëve, si dhe kryeshefi i sigurimit të Parlamentit dhe kryeparlamentarit Veljanovski, Aleksandar Jankoviq. Në këtë sekuencë filmime duket qartë si Tar[ullovski dhe Vasilevski, të cilët ia bëjnë me dorë turmës duke e orientuar atë në sallat ku gjendeshin deputetët e shumicës së re.
Edhe deputetët e tjerë të partisë së Gruevskit, përfshirë edhe ministren e Kulturës Elisabeta Kançevska Milevska, kanë përshëndetur, kanë përqafuar dhe kanë kënduar bashkë me protestuesit e dhunshëm të turmës që dhunoi Ziadin Selën, Zoran Zaevin, Radmilla Shekerinskën, Damjan Mançevskin dhe deputetë të tjera të shumicës.
Nga ana tjetër LSDM-ja kundërshton ashpër edhe kërkesën për amnisti te presidenti Ivanov nga ana e organizatorëve dhe nxitësve të protestës, kurse arsyetimin e dhunës nga ana e VMRO DPMNE-së e konsiderojnë vërtetim klasik se Gruevski, Ivanov, Veljanovski dhe Çavkov, qëndrojnë pas dhunës së organizuar në Kuvend. Sipas LSDM-së, në Kuvend u zhvillua tentativë e organizuar për vrasjen e deputetëve, kurse në rrezik u vunë edhe gazetarët dhe një pjesë e të punësuarve të Kuvendit.
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...