1 Maji, krijohet kolonë e gjatë në rrugën që të çon në Gërmi (FOTO)

15:02 | 1 Maj 2017
M. A.

Rruga që të çon drejt Gërmisë në Prishtinë pothuajse është bllokuar tërësisht. Kjo pasi kolona të gjata janë krijuar në atë pjesë ku shumë qytetarë ia kanë mësyrë parkut të Germisë me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Gazeta Express i ka siguraur fotografitë në të cilat shihet më së miri gjendja që është krijuar në atë pjesë.

1 Maji është Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.

Ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).

18254588-10213198459341072-1721615214-n_1493643327-2233413 18254059-10213198483901686-1716729940-n_1493643319-1147461

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme