Princesha Charlotte gati të bëhet dy vjeç

14:43 | 1 Maj 2017
arbresh.info

Princi William dhe gruaja e tij Kate kanë publikuar  një fotografi të Princeshës Charlotte para ditëlindjes së dytë.

Fotografia e bërë nga Dukesha e Kembrixhit është shpërndarë të hënën, një ditë para se Charlotte të bëhet dy vjeç

Fotografia paraqet princeshën Charlotte në kopshtin Anmer Hall, në shtëpinë e familjes, të veshur me një triko të verdhë të thurrur, e zbukuruar me imazhet e deleve.

Familja pritet të kalojë më shumë kohë në Londër në vitet e ardhshme. Baza e tyre në Londër është në Kensington Palace.

Vëllai më i vjetër i Charlotte, Princi George, 3 vjeç, planifikohet të shkojë në një shkollë në Londër në muajin shtator./AP/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme