Ndërpritet sinjali i dy operatorëve ilegalë në veri të Mitrovicës

14:36 | 1 Maj 2017
M. A.

Është ndërpre sot sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobine në Republikën e Kosovës që nga pas lufta, Telenor dhe VIP.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook drejtori i Autoritetit Rregullator i Komunikimeve Elektronik dhe Postare, Kreshnik Gashi.

E gjithë kjo, sipas tij është bërë në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, duke shtuar se nesër pritet që të bëhen edhe matje të tjera profesionale nga ky staf.

“Në përputhje me afatin e dhënë nga ARKEP, sot u ndërpre sinjali i dy operatorëve që kanë vepruar ilegalisht në telefoninë mobile në Republikën e Kosovës që nga pas-lufta, Telenor dhe VIP. Isha në pjesën Veriore të Vendit për ta konfirmuar këtë të arritur. Nesër priten të bëhen edhe matje tjera profesionale nga stafi i ARKEP”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme