Numri i aksidenteve të trafikut në Kosovë po vazhdon të mbetet i lartë pavarësisht Ligjit të ri të Komunikacionit i cili parasheh dënime të ashpra në raste të mos respektimit të rregullave.
Policia e Kosovës raporton çdo ditë për ngjarjet që kanë shënuar në 24 orët e fundit në tërë territorin e Kosovës dhe sipas të dhënave të tyre, mesatarisht në Kosovë çdo ditë ndodhin 50 aksidente, shkruan arbresh.info.
Në shumicën prej tyre, siç raporton Policia, shkak bëhet mospërshtatja e shpejtësisë së veturës me kushtet e rrugës.
Këmbësorët janë ata që në shumë raste e pësojnë si pasojë e kundërvajtjeve që bëhen në trafikun rrugor.
Policia e Kosovës bënë të ditur për Arbresh.info se gjatë gjithë vitit të kaluar janë lënduar 1258 këmbësorë nga aksidentet e trafikut prej të cilëve 25 kanë humbur jetën.
Ndërkaq, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti, janë lënduar 286 këmbësorë ndërkaq kanë mbetur të vdekur 8 prej tyre nga lëndimet që kanë pësuar.
Më 20.09.2016 ka hyrë në fuqi Ligji Nr. 05/L-088 për Rregullat e Trafikut Rrugor.
Qëllimi i këtij ligji, sipas MI-së, është rritja e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimi i rrjedhjes normale të trafikut dhe mbrojtja e ambientit.
Me këtë ligj janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, Kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj.
Gjobat për tejkalim të shpejtësisë brenda zonave urbane, variojnë nga 20 deri në 900 euro. Nëse shoferi tejkalon shpejtësinë e paraparë me shenja të komunikacionit me më shumë se 5 kmh, atëherë gjobitet me 20 euro. Ndërkaq, nëse shpejtësia shkon mbi 50 kmh, gjoba arrin nga 300 deri në 900 euro./Arbresh.info
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...