Google ADS

Gecaj i përgjigjet Daçiqit për guximin e shqiptarëve

13:08 | 1 Maj 2017
arbresh.info

Bajram Gecaj, këshilltar i kryeministrit Isa Mustafa, thotë se shqiptarët nuk janë të interesuar as të vullnetshëm të ndjekin rrugën e luftës, krimeve e masakrave deri në kufijtë e gjenocidit, ashtu siç bëri Serbia në luftërat e fundit.

Ky reagim vie pas deklarimeve të Ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq se “shqiptarët nuk janë aq të guximshëm sa të flasin për Shqipërinë e madhe,” shkruan arbresh.info.

“Shqiptarët, ashtu siç edhe kanë deklaruar politikanët tonë të përgjegjshëm, do të bashkohen në familjen evropiane, atje ku do të jenë një element i fuqishëm, i pashmangshëm dhe shumë i rëndësishëm i paqes dhe sigurisë rajonale. Rruga e vetme për “Serbinë evropiane” do të jetë njohja sa më parë e këtij realiteti si dhe bashkëjetesa e bashkëpunimi konstruktiv ndër-fqinjësor,” thuhet në reagimin e Gecajt në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme