Google ADS

Ademi: Dhuna në Kuvendin e Maqedonisë, çnjerëzore

12:17 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Në një deklaratë të shkruar për media, ministri për euro-integrime Arbër Ademi, sulmin në Kuvendin e Maqedoni e përshkruan si të pamatur dhe veprim jodemokratik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, sulmi në Parlament është veprim i paarsyeshëm dhe jodemokratik dhe thotë se dialogu, arsyeja dhe kompromisi janë shtyllat themelore mbi të cilat mbështetet demokracia.

“Sulmi në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill, ose sulmi i themelit të shtetësisë sonë, mendoj se është i papërshtatshëm, çnjerëzore dhe tejet destruktive dhe lirisht mund të karakterizohet si veprim i paarsyeshëm dhe jodemokratik. Një veprim që lë një gjurmë të thellë në vendin tonë dhe në institucionet e saj, si dhe plagët në kujtimet e të gjithë dëshmitarëve të drejtpërdrejtë, si dhe ata që i pasuan këto ngjarje dramatike’, ka thënë ndër të tjera Ademi në deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme