Google ADS

Punëtorët e sektorit privat në gjendje mjeruese dhe skllavëruese (VIDEO)

10:38 | 1 Maj 2017
Arbresh.info

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë në gjendje të mjerueshme dhe skllavëruese.

Këtë deklaratë, Azemi e bërI gjatë protestës së punëtorëve të këtij sektori me rastin e 1 Majit- Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, shkruan arbresh.info.

Azemi tha se mbi 50 për qind të punëtorëve në sektorin privat nuk e kanë të drejtën elementare të punës që është kontrata e punës.

Ai përmendi edhe mungesën e sigurisë në punë duke thënë se në muajt e fundit janë shënuar tri raste të vdekjeve në vendin e punës.

“Duke u nisur nga kreu i Qeverisë e deri të inspektorati nuk po i zbatojnë ligjet. Punëtorët e kësaj kategorie janë në gjendje mjeruese dhe skllavëruese. Kemi rezultate shumë të vogla në krahaim me problemet”, ka thënë Azemi.

Avni Hajdini, nënkryetar i BSPK-së ka kritikuar institucionet e vendit duke thënë se ndaj askujt deri më tani nuk u morën masa për rastet e vdekjeve të punëtorëve në vendin e tyre të punës.

“Na kanë pru me politika të korruptuara në këtë gjendje, nuk ka siguri në klasën punëtore. Vetëm në tre muajt e fundit, nga vitit i Ri kemi 3 raste të vdekjeve në vendin e punës. Kush është burgosur, kush mori masa”, është shprehur Hajdini.

Sindikalistët e sektorit privat në fund të protestës kanë paraqitur edhe kërkesat e tyre që janë: Paga minimale të jetë neto 300 euro, të paguhet stazhi i punës, të zbritet stazhi i punës nga 15 në 10 vite për pension, të formohet Gjykata e Punës dhe të zbatohet Ligji i Punës, ai i Sigurisë dhe Kontrata Kolektive./Arbresh.info.

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1400503720014716/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme