Në kuadër të angazhimit të tyre, pjesëmarrëset e Akademisë së Grave për Lidership organizojnë një aktivitet publik me 1 maj gjatë orës 11.00 – 13.00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. Në këtë ngjarje do të ndahen me qytetarët e Kosovës informacione dhe fakte me rëndësi që synojnë zvogëlimin e praktikave diskriminuese në rekrutim dhe vende të punës.
Gjithashtu do të marrin pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës, përfshirë anëtarë të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale të gatshëm të dëgjojnë nga afër brengat e qytetarëve lidhur me vendet e tyre të punës dhe ndajnë me të njëjtët planet dhe masat e parapara nga komisionet përkatëse. Gjithashtu do të simulohen edhe intervista pune me qytetarët pjesëmarrës për t’i vetëdijësuar për praktikat e lejuara dhe ato diskriminuese të përcaktuara me Ligjin e Punës.
Gratë nga partitë politike dhe shoqëria civile pjesëmarrëse në Akademinë e Grave për Lidership janë përkushtuar të hulumtojnë për pozitën ekonomike të gruas në Kosovë dhe dalin me qëndrime para lidershipit të partive politike me synimin që të reflektohen pritshmëritë e grave votuese në zgjedhjet lokale 2017. Akademia e Grave për Lidership është program pasues i Javës së Gruas 2017 dhe organizohet nga NDI me mbështetjen e USAID.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...